Ora News - Tiranë, fsheh pistoletën dhe automatikun brenda murit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policisë iu desh të çante murin për të gjetur të fshehura armët dhe municionet. Operacioni nga policia e komisariatit nr 2 u ndërmor në banesën e Sokol Sadikut , 49 vjeç, banues në Tiranë.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak" informoi sot policia e Tiranës

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- armë zjarri e llojit ?Pistoletë?, mod.54 me një krehër me 5 fishekë

- automatik

- 8 krehëra fishekësh

- 600 copë fishekë mod. 7.62

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit?, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-fsheh-pistoleten-dhe-automatikun-brenda-murit

Recommended