Ora News - Nuk i ndalojnë policisë dhe xhirojnë gomat, shoferi hedh nga dritarja pistoletën

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dy të rinj nga Fushë Kruja janë vënë në prangat e policisë së Tiranës mbrëmjen e të martës, 28 janar.

Ata po qarkullonin me armë zjarri me silenciator me vete dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Por pas ndjekjes nga forcat ?Shigjetat?, 24-vjeçari E.A dhe 29-vjeçari E.Z përfunduan në pranga.

"Si rezultat i kontrolleve të shtuara, por dhe dyshimit të krijuar nga shërbimet e Policisë "Shigjetat" për lëvizjet e kryera nga një drejtues mjeti me automjetin e tij në momentin që ka parë forcat e Policisë, atij i është dhënë shenjë për të ndaluar, me qëllim ushtrimin e kontrollit fizik të personave dhe të automjetit, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen. Forcat ?Shigjetat? janë vënë në ndjekje të automjetit tip "BMW"njoftoi policia.

Drejtuesi i automjetit, kur ka parë se po ndiqej nga forcat ?Shigjetat?, ka hedhur nga dritarja e makinës një armë zjarri pistoletë me silenciator, si dhe një aparat celular që përdoret për shpërthime në distancë.

Policia ka bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe të dy personave që udhëtonin me këtë automjet.

Në vendngjarje grupi hetimor gjati dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një silenciator, 13 fishekë luftarak dhe një aparat celular që dyshohej se do përdorej për shpërthim të lëndës eksplozive në distancë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?, të kryera në bashkëpunim.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nuk-i-ndalojne-policise-dhe-xhirojne-gomat-shoferi-hedh-nga-dritarja-pistoleten

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended