Ora News - Inspektim shkollave, çerdheve dhe konvikteve, Deda: 726 institucione me probleme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor, Inspektoriati Shtetëror raporton se 726 çerdhe, shkolla, kopshte dhe konvikte kanë patur probleme me lagështirën, kushtet higjeno-sanitare dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Pas kontrolleve, kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, thotë se janë dhënë rekomandimet përkatëse për të garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit të ri shkollor.

726 institucioneve të arsimit, çerdhe, kopshte dhe shkolla u janë lënë detyra nga Inspektorati Shëndetësor për plotësimin e kushteve higjeno-sanitare për nisjen e vitit të ri shkollor.

Janë kryer 1223 inspektime në nivel kombëtar dhe nga problematikat e konstatuara janë mungesa e dokumentacionit hijeno-santiar, prania e lagështirës, amortizimi i bazës materiale.

Eltar Deda: Nga 1223 inspektime në gjitha këto objekte, janë objekte jo vetëm të sistemit publik por edhe atij jo publik, kemi lënë rreth 726 rekomandime. Detyrat e lëna nga ana jonë lidhen me eleminimin e lagështirës, plotësimin e hapësirave me dritë, eleminimin e defekteve nëpër dyer, dritare, karrige.

Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, tha se 61 bashkitë janë informuar në lidhje me problematikat e konstatuara në institucionet e arsimit, ndërkohë që java e fundit para nisjes së vitit të ri shkollor do të shërbje si riinspektim për të parë plotësimin e kushteve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/inspektim-shkollave-cerdheve-dhe-konvikteve-deda-726-institucione-me-probleme

Recommended