Barriera mbrojtese per renien e gureve

  • 6 years ago
Tre muaj më parë rënia e një masivi gurësh në zonën e Knallës përgjatë rrugës Lezhë - Shëngjin, goditi një autobus duke shkaktuar 3 të plagosur. Për të shmangur të tilla ngjarje në këtë segment ka nisur vendosja e barrierave mbrojtëse që pengojnë rënien e gurëve.

Largimi i pemëve të djegura, thyerja e shkëmbinjve në prag rënie si dhe vendosja e rrjetës mbrojtëse janë ndërhyrjet që do të kryhen në këtë zonë, ndërsa menjëherë pritet që të nisë edhe ndërhyrja tërësore për rikonstruksionin e plotë të rrugës Lezhë-Shëngjin.

Recommended