Ora News - Vlorë, 42 mln lekë për panele mbrojtëse në lumin Vjosa
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

42 milion lekë të reja janë investuar për ndërtimin e pesë paneleve mbrojtëse në Lumin Vjosa për të shmangur përmbytjet në rrjedhën e saj të poshtme!

Në dimër prurjet e Vjosës janë të mëdha dhe mijëra hektarë janë përmbytur çdo vit mes Fierit e Vlorës.

Puna ka nisur prej muajsh dhe pritet të finalizohet para nisjes së reshjeve

Flamur Mamaj: Këto përmirësojnë gjendjen në shtratin e lumit Vjosë por jo se parandalojnë përmbytjet , kjo ka të bëjë me shumë investime të tjera që duhet bërë në gjithë gjatësinë e lumit të Vjosës".

Ndërsa tokat bujqësore përmbyten nga prurjet e Vjosës, qyteti i Vlorës përmbytet nga ujërat e zeza sa herë ka reshje intensive.

Shkak sipas ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve bëhet bllokimi i filtrave fundore për shkak të mbetjeve që hidhen në rrjet nga vetë qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlore-42-mln-leke-panele-mbrojtese-ne-lumin-vjosa
Recommended