Report TV - Ekskluzive-Pjesa e dytë/ Ajshe Haklaj: Çfarë di për vrasjen e Azemit

  • 6 years ago
Ajshe Haklaj motra e madhe e vëllezërve të vrarë Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Halkajt në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive për Shqiptarja.com tregon se çfarë ajo din për vrasjen e Azem Hajdarit. Ajo sjell detaje se përse, ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha për këtë vrasje përfshiu edhe vëllezërit Izet dhe Ismet Haxhia. Në këtë rrëfim Ajshe Haklaj i jep përgjigje pyetjeve se a kishin një motiv vëllezërit Haxhia të përfshiheshin në këtë vrasje apo dënimi i tyre ishte një sajesë? Motra e madhe e vëllezërve Haklaj shpjegon se cili ka qenë roli i Jaho Mulosmanin në vrasjen e Azem Hajdarit. Ajo riprodhon edhe njëherë atë se çfarë i tha i vëllai Fatmiri se kush ishte personi që e nxori në pritë Azem Hajdarin.

Çfarë dini ju për çështjen Hajdari dhe si e argumentoni akuzimin e vëllezërve Haxhiaj nga Saliu?
Saliu guxoi të pohojë me gojën e tij se Izet Haxhia u dënua sipas pohimeve dhe akuzave të tij, e kjo do të thotë se të gjithë kundërshtarët e tij janë vrarë, dënuar, dhunuar e persekutuar sipas urdhrave dhe akuzave të tij. Kjo është një gjendje e mjerueshme e drejtësisë shqiptare dhe e vetë popullit sepse ai mund të vritet dhe të dënohet sipas orekseve të politikanëve ose të të shiturve te serbi. E kjo do të thotë përdorim shteti, për të arritur qëllimet e tij private e pushtetare, duke shpërfillur vitet e humbura të njerëzve dhe gjakun e derdhur. Fatmiri e tregoi ngjarjen duke thënë se ?Saliu e detyroi Azemin të dilte të më vriste, ndaj ai e vrau atë dhe mua më bëri vrasës. Ne i kishim mbyllur problemet me Azemin, ndaj ai nuk kishte asnjë motiv që të më vriste mua, por ai si gjithmonë u bë vegël e Saliut?, - u shpreh Fatmiri.

Sipas jush përse për këtë vrasje u akuzuan dhe u dënuan me 40 vite burg në total Ismet dhe Izet Haxhia?
Saliu është i aftë në nuhatje dhe ai nuk mund të pranonte që të kishte pranë njerëz që kanë miqësi me Haklajt, të cilët nuk mund t?i joshte me poste e para kundër nesh, ndaj kjo ishte arsyeja që Saliu denoncoi dhe akuzoi Haxhiajt pa pasur asnjë bazë, dëshmi dhe fakt për një gjë të tillë. Por largimi i Izetit duhej motivuar dhe ky ishte edhe motivi më i mirë, që të justifikonte një gjë të tillë. Ismet Haxhia ka punuar për shumë vite me vëllanë tonë Halilin dhe shoqëria e miqësia e tyre nuk është zbehur kurrë, ndaj kjo mjaftonte që Saliu të godiste Haxhiajt dhe të largonte Izetin nga rrethi i të besuarve të tij. Pas vrasjes së Shkëlqimit, Saliu nuk do të kishte më kthim prapa, ndaj ai e kishte nuhatur se planet e tij ndaj nesh nuk duhej t?i dinin Haxhiajt. Haxhiajt guxojnë të thonë atë që mendojnë, por unë nuk kam dëgjuar kurrë se Haxhiajt kanë bashkëpunuar ose vrarë njeri, ndaj këto kanë dalë vetëm nga goja e Saliut, i cili është vetë në gjendje të bëjë atë që nuk mund t?i shkojë njeriu në mendje, duke akuzuar të tjerët për krimet e veta. Kur njeriu nuk është i inkriminuar, duhet të ketë një arsye madhore ose jetike që të kthehet në vrasës, kështu që Haxhiajt nuk kishin asnjë motiv apo arsye që të bas...

Recommended