Report Tv-Mbyllja e shkollave në Lezhë dhe Mat, drejtuesit e arsimit

  • 6 years ago
23 shkolla në rrethin e Lezhës dhe Matit nuk do të hapin dyert për vitin e ri mësimor, për shkak të uljes së numrit të nxënësve. Statistikat tregojnë se në shtator të vitit 2014 në shkollat e Matit mësonin 12 mijë nxënës, ndërsa në këtë shtator numri pritet të jetë i përgjysmuar. 9 prej shkollave që do të mbyllen janë në rrethin e Lezhës, ndërsa 14 në atë të Matit.

Drejtuesit e Arsimit thonë se vendimi për mbylljen e shkollave është marrë për të eliminuar klasat kolektive, ku nxënës të moshave të ndryshme bëjnë mësim me një mësues.

Mësimi me klasa kolektive cënon cilësinë e mësimit të nxënësve. Do të ketë një mësim më cilësor, sepse shkollat ku do shkojnë janë shkolla të rikonstruktuara dhe të pajisura me bazën materiale.

Bardhok Pulaj, Drejtor i Arsimit Lezhë
Arsyeja e parë është se fëmijët po kalojnë në analfabet funksional në një farë mënyre. Ne bëmë një testim në shkrim dhe lexim dhe morëm rezultate shumë të dobëta, ku tregues është se të gjithë fëmijët që kanë qenë në klasa kolektive, kanë dalë me rezultate të dobëta.

Arjana Rami, Përgjegjëse e ZA, Mat
Drejtuesit e arsimit thonë se janë marrë të gjitha masat për transportin e nxënësve dhe mësuesve në shkollat më të afërta, ku ata do të transferohen.

Sikur edhe një nxëxës apo dy nxënës të ketë, kemi dërguar mësuesin atje, dhe ska pas problem. Në cdo shkollë që nuk mund ta transportojmë nxënësin, do ketë mësues me arsim përkatës, sipas profileve në shkollat ku janë.

Bardhok Pulaj, Drejtor i Arsimit Lezhë
Deri tani planifikimi jonë është 14, por kjo do variojë në varësi të transportit, ambient ku do i presë, një nga rregullatorët është prindi në këtë rast.

Arjana Rami, Përgjegjëse e ZA, Mat

Recommended