Ora News - Prindërit duan kopshtet publike, 2 mijë regjistrime në 4 ditë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për 4 ditë janë regjistruar 2000 fëmijë në kopshtet publike dhe autoritet arsimore thonë se kërkesat janë disa herë më të shumta se kapacitetet initucioneve. Drejtorja e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë Arjola Byzka i bën thirrje prindërve të regjistrohen pranë vendbanimit të tyre, pasi kopshtet monitorohen dhe standardet janë njësoj.

Kërkesat në kopshte publike janë rritur ndjeshëm duke krijuar një raport të zhdrejtë mes kapaciteteve dhe nevojave për akomodim.

Në këtë fazë të dytë, janë regjistruar 2000 fëmijë, në kohën kur në Tiranë janë 43 kopshte publike, kur në total në këto instiuicione mund të regjistrohen në të gjitha fazat jo më shumë se 7000 fëmijë.

Drejtorja e DAR Tirana Arjola Byzyka tha se kërkesat janë në rritje çdo vit për shkak dhe të besimit që kanë prindërit në instucionet e arsimit parashkollor publike, referuar ndërhyrjeve në fasadë, burimeve njerëzore dhe ndryshimeve në menunë e tyre.

Arjola Byzyka: "Ne kopshtet i kemi të gjithë në të njëjtin standart sepse janë të gjitha të rikonstruktuara, me të njëjtën menu, të njëjat kushet higjeno-sanitare apo infrastrukturës. Ne kemi kaluar regjistrimet mbi 2000 fëmijë për kopshtet ndërkohë që ka ende fluks të madhe. Do shikojmë në ditët e ardhshme sesa do të vazhdojë në rritje ky numër."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prinderit-duan-kopshtet-publike-2-mije-regjistrime-ne-4-dite

Recommended