Ora News - Valteri: Qytetarët po vdesin edhe nga frika e Covid, të bëhen 2-3 mijë testime në ditë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Deputeti i opozitës, Halit Valteri, ngriti shqetësimin që në hyrje të seancës plenare për situatën e rënduar me Covid në vend.

Ai kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë të rrisë numrin e testimeve, pasi siç tha ai qytetarët po vdesin jo vetëm nga virusi por edhe frika nga kjo sëmundje.

Halit Valteri: Nisur nga situata e rënduar e Covidit dhe shtimi i rasteve në spitalet ku qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë vendosur në dispozicion për qytetarët shqiptarë, do tu lutesha si deputet ju si drejtues i këtij parlamenti të bëjmë në daç një ligj, në daç VKM për më shumë testime. Nëse sot bëjmë 300 testime, ta marrë atë tender kush të dojë, asnjë nuk do të merret me të, të bëjë 1000-2000 testime në ditë. Në çdo qendër shëndetësore të ketë tamponë ku njerëzit të shkojnë dhe ti bëjnë. Shqiptarët po i vret jo vetëm Covid, por edhe pakujdesia dhe frika që kanë nga kjo sëmudnje e tmerrshme. Do ti lutesha zotit Balla ti bëjë një kërkesë qeverisë që minimumi të bëjnë 2-3 mijë testime në ditë që të shikojmë si do të ecë kjo gjë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi për tre viktima dhe 99 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/valteri-qytetaret-po-vdesin-edhe-nga-frika-e-covid-te-behen-2-3-mije-testime-ne-dite/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended