Ora News - Shkodra në "shtetrrethim", bllokohen 4 mjete të blinduara, 20 të shoqëruar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas ngjarjeve të fundit kriminale, kryeqendra e veriut është blinduar nga policia.Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës që patrullojnë në zonë prej një jave, i janë bashkuar edhe RENEA dhe Forcat Operacionale të Tiranës. Raportohet se jane shoqeruar 20 persona si dhe jane bllokuar kater autojmjete te blinduara.

Kontrolle natën, në "Dobraç", "Livadhe" e "Kiras"

Prej mbrëmjes së të martës Shkodra ndodhet në shtetrrethim. Forca të shumta të policisë, Reneas, Shqiponjat dhe Ndërhyrja e Shpejtë kanë zbarkuar me urdhër të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kontrolle intensive në terren.

Ato po krehin zonën e Livadheve, Dobraçin dhe Kirasin, zona që policia i cilëson problematike.

6 vrasjet pa autor dhe 2 personat e rrembyer janë bilanci i këtyre ditëve në Shkoder, për të cilat policia është vënë në lëvizje, ku burimet saktësojnë se janë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona në këto orë.

Ato po merren në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokuroria e Shkodres në bashkëpunim me Krimet e Rënda.

Krehja që po ju bëhet zonave në fjalë, është shoqëruar nga autoblindat e policisë dhe snajpera të vendosur në pika të larta, që mbajnë nën kontroll të gjithë territorin.

Gjithashtu forcat policore kanë hyrë edhe në disa banesa bëjnë me dije burimet, por pa dhënë më shumë detaje nëse kanë arritur të gjejnë armë, apo sende të tjera të ndaluara.

Detajet e operacionit po mbahen të fshehta dhe pritet që në përmbyllje të dilet me një deklaratë për shtyp nga ana e strukturave që udhëhoqen këto grupe në terren.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/blindohet-shkodra-fnsh-se-i-bashkohet-renea-dhe-forca-nga-tirana-kontrolle-ne-disa-zona

Recommended