Ora News - Ndryshon buxheti 2018, Braçe kundër shkurtimit të fondeve për vettingun dhe bujqësinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar aktin normativ i cili ul me 3.5 mld të ardhurat si rezultat i zhvlerësimit të euros, ndërkohë që efekti në 8 muaj llogaritet 5 mld lekë më pak.Nga rishikimi i buxhetit përfitojnë pensionistët të cilët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim për fundvit por shkurtohen fondet për vettingun, rrugët dhe bujqësinë. Kreu i komisionit të Ekonomisë ngriti si shqetësim këto ndryshime por për kreun e Financave ndryshimet janë bërë vetëm për atë pjesë të fondeve të papërdorura.

Rishikimi i buxhetit 2018 i siguron pensionistëve një shpërblim prej 5 mijë lekësh për fundvit por njëkohësisht shkurton fondet për një sërë institucionesh, përfshirë edhe Vettingun.

Në mbledhjen e parë të Komisionit të Ekonomisë për këtë sesion, kreu i komisionit Erjon Braçe ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për shkurtimet e fondeve për rrugët, bujqësinë por edhe për institucionin e vettingut.

Braçe: Ajo që më shqetëson më shumë se dy të parat ka të bëjë me buxhetin e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë. Zoti Ministër, në këtë institucion është krijuar një volum pune i jashtëzakonshëm për të përballuar detyrimet prioritare për të paktën një numër prej 57 gjyqtarësh dhe prokurorësh që ishin në proces rivlerësimi. Në dijeninë time ky proces po përfundon. Në atë territor që unë mbuloj janë pa mirëmbajtje që nga data 1 janar i këtij viti. Ka 8 muaj pa mirëmbajtje, zero, ka vajtur ferra dhe ka zënë 1.5 metra në çdo anë të rrugës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndryshon-buxheti-2018-brace-kunder-shkurtimit-te-fondeve-vettingun-dhe-bujqesine

Recommended