Mbikalimi i Fushe Krujes drejt degradimit

  • 6 years ago
?Ndodhemi në mbikalimin e Fushë Krujës. Kjo është e vetmja urë që na lidh me veriun e vendit. Siç duket edhe nga pamjet ura është degraduar, kjo dhe për shkak të  goditjeve që merr nga mjet e larta. Ndërkohë që problem  është edhe mungesa e sinjalistikës që nuk përcakton lartësinë e mjeteve që duhet të kalojnë nën të?.

Pas tragjedisë së ndodhur në Genova, autoritetet shqiptare u angazhuan në mënyrë urgjente për të parandaluar fatkeqësi të tilla. Policia Rrugore në kontrollin e ekzistence se sinjalistikës dhe respektimin e saj në veprat e artit, ndërsa Autoriteti Rrugor në kontrollin fizik të gjendjes së tyre.

Recommended