Report Tv-DETAJE/ Përplasja me trenin në Golem, në makinë udhëtonte një familje me 6 anëtarë (VIDEO)

  • 6 years ago
Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Golemit. Treni i udhëtarëve të linjës Durrës-Elbasan raportohet të jetë përplasur me një makinë tip "Volvo" me targë të huaj J006 SMM.

Siç mëson Shqiptarja.com dhe Report Tv, ngjarja ka ndodhur në segmentin që njihet si zona e karburantit, pa shkuar tek stacioni i Trenit në Golem. Mësohet se në makinë udhëtonte një familje me gjashtë anëtarë.

Report Tv ka mundur të sigurojë edhe fotot e para nga vendngjarja. Burimet shtojnë se në vendngjarje ka mbërritur edhe policia dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti. Mësohet gjithashtu se 6 pjesëtarët e familjes së aksidentuar janë dërguar në spitalin e Durrësit për kontrolle mjekësore.

Recommended