Ora News - Vendorët kundër qeverisë për taksën e banesës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkitë dalin kundër qeverisë për mbledhjen e taksës së banesave nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Kreu i shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali deklaron se kjo prek reformën e decentralizimit pasi një taksë vendore do të mblidhet nga një institucion shtetëror.

Sipas Haxhimalit OSHEE duhej të ishte një opsion dhe jo i vetmi agjent për arkëtimin e kësaj takse.

Agron Haxhimali: "Bazuar në disa parime të autonomisë vendore,dhe parime të decentralizimi menduam se këtë funksion duhej ta bënte bashkia".

Sipas Haxhimalit qeveria po tregohet jo-serioze me miratimin e akteve ligjore sepse në një moment që bashkitë kishin përgatitur skemën del një tjetër vendim.

Agron Haxhimali: " E filloi në dhjetor, vazhdoi në janar. Në një hark kohor prej 6 muajsh ka disa udhëzime kjo tregon se qeveria nuk është treguar serioze në përgatitjen e një pakete kuadër për të gjitëh legjislacionin që i përket kësaj fushe."

Njësitë vendore kërkojnë që edhe përfitimi i përcaktuar 4% për OSHEE të vendoset mes bashkive dhe këtij institucioni dhe jo të sanksionohet me vendim

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vendoret-kunder-qeverise-taksen-e-baneses

Recommended