Ora News - Taksa e banesës, OSHEE do të jetë agjenti mbledhës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria Shqiptare ka përzgjedhur Operatorin e Shpërndarjes së energjisë Elektrike për mbledhjen e taksës së banesave. Kjo tashmë është përcaktuar në një projektvendim i cili është shpërndarë për mendim në njësitë e qeverisjes vendore por edhe tek ministritë e linjës.

Efekti i këtij vendimi parashikohet të nisë në datën 1 janar të vitit 2019 dhe ajo parashikohet të vendoset një rresht poshtë shumës së energjisë së konsumuar nga qytetarët.

Në rast të mos pagesës së detyrimeve nga qytetarët apo bizneset brenda tre muajve parashikohet mbledhja e tyre edhe me forcë .Ndërkohë si masë lehtësuese qeveria ka parashikuar edhe një pikë ku i jepet e drejta pronarëve të banesave apo bizneseve që zotërojnë ndërtesa ta paguajnë atë me këste. Në rastet kur në përllogaritjen e taksës do të konstatohen probleme atëherë rregullimi do të mund të bëhet në muajin pasardhës.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike është përzgjedhur si agjenti që do të mbledhë taksën për faktin se ka të dhëna më të sakta për banesat dhe vendndodhjen e tyre. Në vendim është përcaktuar gjithashtu që OSHEE do të përfitojë 4% të të ardhurave bruto nga kjo taksë për çdo bashki. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen ministria e financave, njësitë vendore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksa-e-baneses-oshee-do-te-jete-agjenti-mbledhes
Recommended