Shkodra për 30 minuta nën ujë, në Vaun e Dejes rrufeja shkrumbon dy shtëpi

  • 6 years ago
Reshjet e dendura kanë shkaktuar mjaftë probleme në Shkodër. Spitali i Shkodrës, është përmbytur në repartin e imazherisë , duke mbushur tërësisht ambientet e brendshme me ujë
Në lidhje me këtë problem Report Tv ka kontaktuar me drejtues të Spitalit Rajonal të Shkodrës, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me problematikën e ndodhur. Pritën që në vijim të ketë në prononcim nga administrata e këti institucioni. Kujtojmë se një pjesë e spitalit është rikonstruktuar vetëm pak kohë më parë.
Reshjet e shiut kanë pezulluar edhe të gjith lëvizjen në qytetin e shkodrës, pedonalja e qytetit është e mbuluar tërësisht nga uji, si pasojë të gjithë kanalet kulluese të qytetit kanë dalë jashtë shërbimit. Shumë rrugë të qytetit janë mbuluar nga uji çka kanë vështirësuar edhe lëvizjen e automjeteve. Rrebeshi ka zgjatur rreth gjysëm ore dhe më pas situata ka shkuar drejtë normalizimit.
Ndërkohë dy banesa janë shkrumbuar nga flakët këtë të hënë në lagjen Kapedan në Bashkinë Vau Dejës. Zjarri është regjistruar rreth orës 11, ku sipas banorëve është shkaktuar nga një rrufe. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar totalisht dy banesat .. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe reshjeve të shumta të shiut, flakët e zjarrit jane neutralizuar. Dy vëllezërit Can dhe Afrim Markajt aktualisht janë në qiell të hapur pasi banesat e tyre janë shkrumbuar totalisht. Eshtë rasti i dytë që brenda pak ditësh rrufeja ka shkaktuar incidente në qarkun e shkodrës. Pak ditë më parë 3 persona u plagosen, ku njëri prej tyre humbi jetën si pasojë e shkëdisë elektrike të shkaktuar nga rrufeja.

Recommended