RTV Ora - Zjarr në KZAZ-në 6 në Vaun e Dejës, tre policë të plagosur
  • 5 years ago
#rtvora

Ashtu siç e kishin paralajmëruar mbështetës të opozitës kanë protestuar në disa KZAZ të vendit. Situata më problematike u paraqit në KZAZ-në 6 në Vaun e Dejës, në të cilën u dogjën materialet zgjedhore të 30 qershorit.

Policia tha se si pasojë, 3 efektivë mbetën të plagosur, ndërsa 9 persona u shoqëruan dhe vazhdon puna për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë, të përfshire në ngjarje.

Ora 21:41 Policia e Shtetit thotë se KZAZ-ja 6 në Vaun e Dejës u sulmua me molotov. Në një njoftim, sqarohet se pranë kësaj KZAZ-jë u grumbulluan mbi 200 simpatizantë të PD. Po ashtu policia thotë se janë shoqëruar 9 persona.

"Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës. Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau i Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Për më shumë lexoni në: Zjarr në KZAZ-në 6 në Vaun e Dejës, tre policë të plagosur


Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended