Gjyqtari Ardian Dvorani përballet me vettingun - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani del përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t'iu nënshtruar procesit të vettingut.



Sa i përket elementit të pasurisë, sipas KPK rezulton me një apartament banimi 120 m2, i blerë në 2001 me vlerë 31 mijë dollarë, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Gjyqtari i lartë ka të ardhura për blerjen e kësaj pasurie. Gjithashtu, një apartament 104.3 m2 i privatizuar në 1993, i deklaruar nga babai i gjyqtarit. I justifikuar. Autoveturë Scoda 2016 i blerë me ?leasing?. Një hua 1 milionë e 350 mijë lekë nga prindërit. Sipas KPK, huaja është deklaruar me burim nga shpërblimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës. Likuiditetet e familjes me vlere 9. 9 milionë lekë, Dvorani i ka deklaruar në deklarimet periodike, por nuk i ka deklaruar në Vetting. KPK thotë se ILDKPKI përpara se të hartonte raportin duhet ta thërriste subjektin dhe ta pyeste për sa kohë gjyqtari i lartë ka thënë që është një harresë për shkak të punës, sepse siç rezulton, ai i ka deklaruar në vite këto likuiditete.



Gjyqtari Dvorani është shprehur se pajtohet me gjetjet e KPK, ndërsa shton se nuk është thirrur nga ILDKPI për likuiditetet.



Ndwrkohw sa i përket komponentit të dytë të Vettingut, DSIK thotë që Ardian Dvorani ka përshtatshmëri në detyrë dhe se nuk ka asnjë dyshim për përfshirje në korrupsion.

Recommended