Ora News - Zaganjori: Kam firmosur mijëra vendime, asnjë cent nga korrupsioni

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ishte sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zaganjori preferoi të mbrohej vetë para trupit gjykues. Ndërkohë sa i takon integritetit të figurës dhe pasurisë u shpreh: "Kam 40 vite punë, kam firmosur me mijëra vendime dhe nuk kam përfituar asnjë cent në mënyrë korruptive"

Në përfundim të seancës dëgjimore, Zaganjori u tha gazetarëve se kishte mbështetur reformën në drejtësi e cila ka vend për përmirësim dhe se drejtimin e Gjykatës së Lartë e kishte marrë si sfidë në karrierën e tij 40 vjeçare.

"Drejtimin e Gjykatës së Lartë e kam marrë si sfidë duke ditur qe atje kishte probleme. Mendoj se kam punuar me përkushtim dhe profesionalizëm. "Kam 40 vite punë, kam firmosur me mijëra vendime dhe nuk kam përfituar asnjë cent në mënyrë korruptive" - u shpreh Zaganjori.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zaganjori-kam-firmosur-mijera-vendime-asnje-cent-nga-korrupsioni

Recommended