Ora News - Teatri Kombetar, Meta: Nuk do ndikohem nga asnjë faktor i jashtëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
A do ta dekretojë presidenti Meta ligjin për Teatrin Kombëtar?

"Dua tju siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë përgjegjësive që ka presidenti" u shpreh presidenti Meta në një prononcim për median pas aktivitetit që pati ?Aleanca për Dhurimin e Gjakut"

Nga ana e tij kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj u shpreh: "Kam besim se për një teatër të ri do gjendet vullneti"

Më 5 korrik 2018 mazhoranca miratoi me 75 vota pro pas 12 orë diskutimesh projektligjin për Teatrin e ri Kombëtar.

Ligji kaloi edhe falë votave të dy deputetëve të PDIU si dhe deputetit që është larguar nga LSI, Robert Bitri. Në sy ra dhe një debat që Ministri i Diasporës, Pandeli Majko pati me kryeministrin Rama pak para votimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/teatri-kombetar-meta-nuk-do-ndikohem-nga-asnje-faktor-i-jashtem

Recommended