Ekskluzive/ Profesor Paolo Vitti, anëtar i Europa Nostra:Ja pse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #tempora

Intervista e profesor Paolo Vitti, pjesëtar i Europa Nostra për emsionin Tempora nga gazetarja Sonila Meço në RTV Ora.
Sonila Meço: Për të qenë më konkretë, ju e keni vizituar Tiranën dhe Teatrin Kombëtar. Çfarë e bën të vyer këtë Teatër si pasuri kuturore për Shqipërinë dhe Europën? Çfarë rrezikojmë të humbasim me prishjen e tij?
Paolo Vitti: Kam qenë në shtator të 2018 në Tiranë dhe jam angazhuar edhe në kuadër të disa kandidaturave të tjera në Shqipëri, si ato të kishave post bizantine të Voskopojës e Vithkuqit. Shkova të vizitoj Teatrin, por nuk më lanë të hyja. Më pas pata mundësinë të studioja relacionin mbi aspektin urban të ndërtesës, u konsultova edhe me një profesor të nderuar të arkitetkurës, Armando Vokshi, me të cilin diskutuam edhe kontekstin kohor të periudhës fashiste të ndërtimit të godinës.
Cila është rëndësia e kësaj ndërtese? E shoh në disa plane. Sigurisht nisim me rëndësinë e faktit se përbën projektin e parë të një plani më të gjerë urbanistiko - arkitektonik që është realizuar nga Brazini, si pjesë e një kompleksi që në aks të tij ka edhe sheshin Skëndërbej dhe atë Nënë Tereza e që në tërësinë e tij ruan një harmoni të plotë me projekte të tjera të po së njëjtës frymë. Shembja e Teatrit do të cënonte harmoninë e një kompleksi unik në llojin e tij dhe që përbën një pjesë të rëndësishme të historisë urbanistike të Tiranës.
Elementi i dytë është arkitektura. Ajo është kuptimplotë dhe e para brenda një sistemi arkitekturor që krijohet në një periudhë shumë të rëndësishme për arkitekturën, kalimi nga stili historik në atë modern. Teatri Kombëtar është shembulli i parë në Shqipëri i arkitekturës moderne, pra asaj racionaliste. I ndërtuar në vitet 38 dhe 39 ai përfaqëson shembullin e parë të kësaj arkitekture që në thelb do të thotë hapi i parë që lidh Shqipërinë me Europën. Pra po flasim për një vlerë të pamohueshme, që përfaqëson një etapë të rëndësishme.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ekskluzive-profesor-paolo-vitti-anetar-i-europa-nostra-ja-pse-nuk-duhet-shembur-teatri-kombetar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended