Ora News - Shembja e Teatrit, PD: Rama fiton të paktën 205 mln euro nga plani mafioz

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se prej 20 vjetësh është armiku kryesor i Teatrit Kombëtar. Deputetja Albana Vokshi në një deklaratë për mediat tha se nga plani i tij mafioz për të ndërtuar 6 kulla në zonën e Teatrit, Edi Rama fiton të paktën 205 milionë euro.


Deklaratë e Kryetares së Komisionit të Kulturës Albana Vokshi

Plani mafioz i Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar është një plan i hershëm dhe i mirëmenduar.

Historiku që po prezantojmë sot provon se prej 20 vjetësh Edi Rama është armiku kryesor i Teatrit dhe i artistëve.

Që kur ka marrë pushtet në vitin 1998, kur u bë Ministër Kulture, Teatri Kombëtar dhe denigrimi i artistëve ka qenë në shënjestrën e Edi Ramës, i cili ka kryer veprime konkrete për shembjen e tij dhe betonizimin e Qendrës Historike të kryeqytetit.

Me të marrë detyrën, 20 vjet më parë, Edi Rama caktoi se godina rrezikohej nga zjarri dhe urdhëroi mbylljen e sallave të shfaqjeve.

Dha me qera me 1USD/m2 ambientet e Teatrit Kombëtar, i cili u kioskëzua, u kthye në bingo dhe bar kafe, duke e zhytur teatrin në borxhe për shkak të lidhjeve të paligjshme të bizneseve të Ramës brenda Teatrit.

Edhe kundërshtia e tij me Pandeli Majkon për Teatrin është 20 vjeçare, sepse ish kryeministri doli në krah të artistëve, të cilët kërkuan rikonstruksionin e Teatrit që, në atë kohë, sipas studimit të kryer, kushtonte vetëm 1 milionë USD.

Edi Rama Ministër Kulture devijoi qëllimshëm çdo fond buxhetor dhe të donatorëve të destinuar për Teatrin në projekte personale.

Këtë gjë ai e bëri edhe si Kryetar Bashkie, kohë gjatë së cilës promovoi idenë e ndërtimit me koncesion të Teatrit Kombëtar. Kjo ide e vitit 2002 dështoi për shkak të protestave të artistëve.

Si kryeministër, Edi Rama, mashtroi artistët, të cilëve u kishte premtuar para ardhjes në pushtet rikonstruksionin e plotë të Teatrit Kombëtar. Kjo jo vetëm nuk ndodhi, por ai u soll njësoj si në 1998-ën.

Me përvojën e 20 përqindëshit për çdo leje ndërtimi në bashki, Edi Rama e perfeksionoi skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista.

Me zgjedhjen e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama vendosi ekzekutimin përfundimtar të planit mafioz për shembjen e Teatrit dhe betonizimit të Qendrës Historike të Tiranës.

Partia Demokratike publikoi dje të dhëna konkrete sesi Edi Rama në shkurt 2016 vendosi përgjysmimin e çmimit të truallit në zonën e Teatrit Kombëtar, një muaj para se kompania guackë e përzgjedhur prej tij për pastruar paratë pista, bleu një pronë në të njëjtën zonë.

Në Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës 2017, ndryshe nga zonat e tjera ku sipërfaqja e ndërtimit, koeficienti i shfrytëzimit dhe numri i kateve janë të përcaktuara, në zonën ku është Teatri gjithçka u la hapur, që ta vendosë vetë Edi Rama në bazë interesave të tij financiarë.

Sipas përllogaritjeve të ekspertëve fitimi minimal për 1 kullë është 34.2 milionë euro.

Fitimi i planifikuar nga Edi Rama nëpërmjet...

Recommended