Ora News- Plazhi në Durrës, nis largimi i subjekteve që nuk paguajnë detyrimet
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në bregdetin e Durrësit nisi sot aksioni i policisë bashkiake për lirimin e hapësirave të zaptura nga privatët që nuk paguajnë për shfrytëzimin e plazheve. Subjekteve në shkelje u sekuestrohen cadrat dhe shezlongët, ndërsa hapësira e plazhit vendoset në shrbim të pushuesve pa pagesë. Aksioni i Policisë Bashkiake me Drejtorinë e Tatimeve do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit.

Policia bashkiake e Durrësit nisi aksionin për lirimin e plazheve publike dhe largimin e subjekteve private që nuk kanë paguar detyrimet pranë bashkisë së qytetit bregdetar.

Drejtori i Policisë Bashkiake Durrës, Vasip Çopa tha se qëllimi është disiplinimi i shfrytëzimit të plazhit.

Ata që kapen në shkelje u sekuestrohen çadrat dhe shezlonget, ndërsa plazhi vendoset në shërbim të pushuesve pa pagesë.

Vasip Çopa: Çadrat u bllokuan dhe ajo zonë do të jetë plazh publik

Aksioni i nisi nga zona e Shkëmbit të Kavajës dhe do shtrihet në të gjithë bregdetin që administron bashkia e Durrësit në bashkëpunim me drejtorinë e tatim taksave e cila tashmë e ka gati listën e debitorëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plazhi-ne-durres-nis-largimi-i-subjekteve-qe-nuk-paguajne-detyrimet
Recommended