Ora News- Kreditë e këqija, BSH rregullore të re për trajtimin e klientëve problematik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë ka shtuar masat për të ulur nivelin e kredive të këqia të cilat mbeten një pengesë për rritjen e kreditimit dhe ecurinë ekonomike në vend. Aktualisht niveli i kredive të këqia është 13.5% ndërsa kreditimi mbetet në vend.Sipas Shoqatës së Bankave tashmë problem për trajtimin e kredive të këqia mbetet shitja e objekteve që janë kolateral.

Brumbulli: Bankat kanë bërë pastrimin e bilancit të tyre, ekziston vetëm problemi i shitjes së të gjitha pasurive që janë jashtë bilancit të bankave. Pra bankat po ndjekin të gjitha ato kontrata që kanë kolateral se çfarë mund të bëjnë që ti kthejnë ato nga mjete fizike në para të gatashme.

Banka e Shqipërisë ka shtuar kriteret për trajtimin e kredive të këqia. Rregullorja është quajtur Tirana Approach dhe synon që të lehtësojë procedurat për kthimin e kredive nga klientët. Sipas shoqatës së bankave aktualisht niveli i kredive të këqia është rreth 13.5% dhe mbetet shqetësuaes në një moment që kreditimi nuk ka rritje.

Brumbulli: Bankat do bëjnë të gjitha përpjekjet për të gjetur dëshirën më të mirë edhe të klientit edhe të bankave dhe mundësitë praktike sesi mund që kjo kredi që prek disa banka të kthehet në kredi të mirë. Atje ku ska mundësi dhe rezultat jemi të detyruar të ndjekim të gjithë legjislacionin në fuqi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kredite-e-keqija-bsh-rregullore-te-re-trajtimin-e-klienteve-problematik