Ora News - Kreditë për PPP-të, Buxhuku: Bankat kanë frikë nga falimentimi i shtetit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku i ftuar në "Ekopolitikë" bëri një deklaratë të fortë kur tha se bankat refuzojnë t'u japin kredi kompanive që kanë përfituar kontratat e Partneritetit-Publik-Privat, pavarësisht se ndaj tyre ka hyrë garant shteti. Sipas Buxhukut, bankat i tremben një skenari grek.

Buxhuku: Unë jam për moratorium të PPP-ve për një periudhë pa afat. Pa u krijuar kapacitetet njerëzore dhe shëndoshja e sistemit të drejtësisë, jam për moratorium. Nga të dhënat që ne kemi, pavarësisht se kompanitë kanë marrë garanci shtetërore që mund të jetë "gëzim" për bankat, fatkeqësisht në kushtet shqiptare këto kompani që kanë siguruar këto marrëveshje kanë vështirësi në sigurimin e financimit. Ky është fakt. Kanë vështirësi në gjetjen e parave. E para janë kompani që janë të ekspozuara me kredi me probleme deri më sot dhe nuk kanë performuar ashtu siç duhet dhe e dyta, shqetësimi i bankave që edhe në kushtet kur garant del shteti, ato prapë ngurojnë, për mua është problem i madh. Bankat kanë frikë se mos falimenton shteti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kredite-ppp-te-buxhuku-bankat-kane-frike-nga-falimentimi-i-shtetit
Recommended