Ora News - Tatimet në bregdet, kush kapet me shkelje gjobë deri në mbyllje të aktivitetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Që prej 3 ditëve administrata tatimore ka nisur kontrollet e imtësishme përgjatë subjekteve që operojnë në bregdet. Drejtorja e Përgjithshme Tatimeve Vasilika Vjero i bëri apel subjekteve që të zbatojnë ligjin pasi në të kundërt do të përballen me gjoba e deri në mbyllje aktiviteti. Drejtorja e Tatimeve u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo abuzim dhe të mos paguajnë nëse nuk i japin kupon tatimor.

Të gjitha bizneset që kryejnë veprimtari përgjatë bregdetit do të kalojnë në sitën e tatimeve për zbatimin e kritereve ligjore. Drejtorja e Tatimeve Vasilika Vjero deklaroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ato subjekte që konstatohen me shkelje.Vjero paralajmëroi gjoba e deri në mbyllje të aktivitetit.

Vasilika Vjero: Nuk do të ketë asnjë tolerancë nga administrata tatimore në funksion të zbatimit të legjislacionit tatimor ndaj të gjithë këtyre bizneseve deri në mbyllje të aktiviteteve të tyre deri në 30 ditë. Çka realisht do të dëmtonte aktivitetin e tyre sidomos në këtë periudhë të shkurtër të sezonit turistik. Ne nuk e duam një gjë të tillë, por përpara ligjit të gjithë janë të barabarët. Ndaj toleranca zero për këdo që mendon se mund të ushtrojë një aktivitet në mënyrë informale.

Drejtorja e Tatimeve ftoi të gjithë qytetarët të denoncojnë nëse kostatojnë abuzime ndërsa u kërkoi të mos paguajnë nëse nuk i japin kupon.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tatimet-ne-bregdet-kush-kapet-me-shkelje-gjobe-deri-ne-mbyllje-te-aktivitetit

Recommended