RTV Ora - Tatimet bllokojnë magazinën me birrë në Kashar, 70 milionë lek gjobë biznesmenit

  • 5 years ago
#rtvora

Aksioni kundër infomalitetit ka zbuluar një magazinë me 500 mijë litra birrë të pa deklaruar në zonën e Kasharit në periferi të Tiranës. Përveç bllokimit të mallit, subjekti është ndëshkuar me një gjobë prej 70 milionë lekësh, ndërsa aksioni është ndjekur nga afër prej ministres së Financave, Anila Denaj.

Denaj: Kjo për një sasi kaq të madhe, pa akcizë në sekrotin e birrëz është e patolerushme. Ne do të vijojmë të gjithë planin e aksionit për të gjitha pikat dhe magazinat fiskale, qoftë edhe ato të stikimit dhe të tjera, për të gjithë produktet e akcizës, jo vetëm pijet, por edhe hidrokarburet dhe gazin.

Kjo për një sasi kaq të madhe pa akcizë në sektorin e birrës, është e patolerueshme. ne do të vijojmë të gjithë planin e aksionit për të gjithë pikat dhe magazinat fiskale, qoftë ato të stokimit, qoftë të tjera për të gjithë produktet e akcizës, jo vetëm pijet por edhe hidrokarburet dhe gazin.

Ministrja e financave paralajmëroi bizneset që të vendosin aktivitetin e tyrë në shinat e ligjit për të shmangur penalizimet edhe më të rënda.

Denaj: Në momentin e dytë që evidentohet shkelja do të jetë 5-fish gjobë sikurse kodi doganor e parashikon dhe mbyllje të biznesit. Evidentoni të gjithë mallin tuaj brenda një regjimi fiskal në një kohë sa më optimale, sepse ne nuk do të ndalemi edhe në muajin gusht, shtator dhe çdo magazinë fiskale do të kontrollohet. Duke filluar nga ato më të mëdhatë deri tek më të voglat.

Denaj theksoi se plani operacional do të vazhdojë dhe do të jetë i përpiktë në raportim në muajin gusht, shtator dhe në tetor njësoj si në muajin korrik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tatimet-bllokojne-magazinen-me-birre-ne-kashar-70-milione-lek-gjobe-biznesmenit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz