Ora News - Miqtë e Shqipërisë vlerësojnë progresin për negociatat me BE

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me iniciativë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias është zhvilluar në Luksemburg takimi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Në deklaratën e dhënë për mediat theksohet se përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe shtoi se hapja e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë është vendim i drejtë dhe në interes të dyanshëm.

Po ashtu Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare vlerësuan rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe rezultatet pozitive të arritura në përmbushjetë prioriteteve kyçe për çeljen e negociatave të anëtarësimit dhe miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e zbatimit të qëndrueshëm të tyre.

Nga ana e tij, Ministri Bushati ka nënvizuar përpjekjet e Shqipërisë në realizimin e prioriteteve dhe zbatimin e reformave.

Bushati: Ishte një mundësi për të komunikuar kursin e reformave që ka ndërmarrë Shqipëria, rolin tonë dinamik dhe konstruktiv në rajon dhe pritshmëritë tona në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE dhe instrumentat që mund të ofrohen në këtë drejtim.

Në takim morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë, Maltës, Qipros si dhe vende të tjera anëtare të BE-së dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Tryeza është organizuar vetëm pak ditë nga samiti i BE ku dhe vendet anëtare do të vendosin për çeljen ose jo të negociatave.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/greqia-mbledh-miqte-e-shqiperise-negociatat-me-be-i-pranishem-dhe-bushati

Recommended