Ora News - Deri në 179 km/h, policia pezullon 10 patenta në autostradën Tiranë-Durrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia Rrugore u pezulloi patentat 10 drejtuesve të mjeteve gjatë operacionit të masave të kontrollit të trafikut rrugor në autostradën Tiranë-Durrës në fund javë.

Burime zyrtare të policisë së shtetit thanë se gjatë kontrolleve u konstatuan raste me shpejtësi deri në 179 km në orë.

Ne zbatim te Planit te Masave per rritjen e parametrave te sigurise gjate fundjaves, Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas saj gjatë kontrollit u pezulluan 10 Leje Drejtimi të pezulluara, për shpejtësi që variojnë nga 140 km/h deri në 179 km/h.

Policia thotë se megjithese kontrollet jane te panderprera çdo dite perseri ka drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi shume mbi limitin e lejuar, dhe pa pasur asnje arsye per te qarkulluar me keto limite shpejtesie.

Nga ana tjetër Policia Rrugore e Tiranes thotë se eshte e angazhuar per te evidentuar ndeshkuar çdo shkeles te kodit rrugor, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia i bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit duke bërë bërë lëvizjet në akset kombëtare më të sigurt.

Ditët e fundit bilanci i aksidenteve është rënduar në qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit me disa të plagosur brenda ditës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deri-ne-179-kmh-policia-pezullon-10-patenta-ne-autostraden-tirane-durres

Recommended