Ora News - Apel për një strehë, 48-vjeçarja nga Fieri e divorcuar dhe pa ndihmë ekonomike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhuna që ushtronte ish-bashkëshorti dhe gjendja e vështirë financiare e detyruan Lindita Malokajn, që të kërcënonte me vetëflijim. Më një qershor ajo tentoi të hidhej nga një godinë 5-katshe, në qytetin e Fierit.

Por situata për të mbetet e njejtë. Strehë për Linditën është spitali, ku ditën e gdhin në stolat e tij. Në shtëpinë që më parë përdorej si stallë kuajsh nuk guxon të kthehet pasi i frikësohet dhunës së ish-bashkëshortit

Lindita: Kam qenë në Vlorë 18 ditë dhe tani po kurohem për depresion. Kam marrë ilaçe për 2 muaj.

Jetesën e siguron duke mbledhur kanaçe.

Nënë e një djali 20 vjecar, Lindita ka vetëm një apel ndaj shtetit dhe ndaj atyre që mund t`i ofrojnë ndihmë.

Lindita: Sikur një garsonere të vogël asgjë më tepër. Absolutisht, asgjë më tepër vetëm për atë.

48 vjecarja thotë se ka tentuar disa hërë t`i jap fund jetës dhe nëse dikush nuk do t`i zgjasë dorën për ndihmë paralajmëron vetëflijim

Lindita: Dhe mund ta bëj, nëse unë nuk do të marrë një zgjidhje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/apel-nje-strehe-48-vjecarja-nga-fieri-e-divorcuar-dhe-pa-ndihme-ekonomike

Recommended