Dite e Re - Krimi për pasion? Psikologia: Nëse dikush të do nuk ta merr jetën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
hqipëria brenda pak muaj u trondit nga dy vrasje të rënda që e kanë zanafillën nga histori dashurie e pamundura.

Dy të rinj vranë ish të dashurat e tyre dhe më pas vranë edhe veten.

Janë konsideruar si 'krim pasioni', por psikologia Aurela Agalliu, e ftuar në emisionin Ditë e Re në Ora News, u shpreh se nëse dikush të do nuk ta merr jetën.

Aurela Agalliu: "Nuk mund të quhet krim për pasion, megjithëse lobohet si krim për pasion. Unë mendoj se nëse dikush të do, të do dhe nuk ta merr jetën. Por nëse dashuria është e sëmurë, si këto dashuritë që jemi mësuar ne të shikojmë në Shqipëri, ku femra duhet të jetë patjetër prona e një mashkulli, ajo duhet të bëjë çfarë ai do edhe kur nuk është me atë, kjo nuk është dashuri.

Për mua këtu evidentoj persona të sëmurë të cilët ka nevojë për terapi, për ndërhyrje urgjente, për konsulta me njerëz profesionist në mënyrë që të rregullojnë jetën e tyre.

Ti në këtë rast nuk merr vetëm jetën e personit që vret por shkatërron edhe jetën tënde. Dhe derisa të vijë logjika këtij njeriu, të ndërgjegjësohet se i ka bërë keq dy jetëve apo më shumë, është shumë vonë."

Psikologia u shpreh se problemi qëndron tek mentaliteti i shoqërisë shqiptare.
Për më shumë lexoni në:

Recommended