Report TV - COVID-i i merr jetën farmacistes 45-vjeçare nga Fushë - Kruja
  • 4 years ago
Një 45-vjeçare nga Kruja me banim në Durrës ka ndërruar jete së fundmi nga koronavirusi.

45-vjeçarja ishte me profesion farmaciste, e cila ka biznesin e saj e kishte në Fush-Krujë, ndërsa është konstatuar me COVID-19 para rreth 10 ditësh. Ndërkohë së fundmi ka qenë e shtruar në spitalin infektiv aty ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

45-vjeçarja nuk dihet nëse do raportohet sot si rast i Krujës apo i Durrësit, pasi zonja me banim është në Durrës, por tamponi i është bërë në Krujë. Ndërkohë ditën e djeshme janë bërë rreth 30 tamponë në të gjithë rrethin, por ende nuk kanë ardhur përgjigjet.
Recommended