Ora News - Veliaj shtron Iftar me Eni Çobanin dhe Manjola Nallbanin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ditët e shenjta të muajit të Ramazanit kanë rikthyer vëmendjen tek fëmijët, te personat dhe për të pamundurit. Pikërisht për këta persona, Bashkia Tiranë është kujdesur që të mos dhurojë vetëm ushqim të bollshëm, por edhe një vatër të ngrohtë.

Iftarin e rradhës, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj e shërbeu për personat që frekuentojnë Qendrën Sociale në Bulevardin "Zogu I". Veliaj tha se ky solidaritet duhet të na shoqërojë për gjatë gjithë vitit.

Veliaj: A mundet që fryma e këtij muaji, ky lloj solidariteti, të na shoqërojë në çdo muaj të vitit? Ndaj thirrja jonë është që për këdo që i ka mundësitë të ndihmojë e shërbejë dikë që është në nevojë. Disa mund ti kenë mundësitë të ndihmojnë vetëm një nga komshinjtë e tyre, disa mund të kenë mundësi për të dhënë punë vullnetare, ndonëse nuk kanë për të paguar një vakt. Kështu që kush e ka këtë thirrje që të shërbejë, që të ndihmojë, ne i ftojmë që ta bëjnë.

Veliajt iu bashkuan edhe personazhet e njohur publik, si këngetarja Mnajola Nallbani dhe avokatja Eni Çobani.

Veliaj: Nuk mjafton të jesh një avokate shumë e njohur, nëse nuk je fillimisht një qytetar i mirë. Nuk mjafton të jesh një këngëtare, një artiste shumë e njohur, nëse nuk je një qytetar i mirë.

Çobani: Sa më shumë njerëz që besojnë të ketë ky vend, aq më i mirë do të jetë edhe në të ardhmen.

Nallbani: Është nga ato raste kur ti cfarëdo që të kesh bërë në jetën tënde, është një moment i tillë ku ti thua, mund të bëj shumë më tepër, mund të bëj shumë më mirë, mund të kontribuoj për secilin nga ju.

Bashkia e Tiranës ka hapur në të gjithë territorin e saj disa qendra sociale, ku krahas ushqimit njerëzit në nevojë marrin edhe përkujdes mjekësor dhe shërbime të tjera utilitare. Veliaj theksoi se synimi i bashkisë është largimi i fëmijëve nga rruga dhe garantimi i arsimimit të tyre për të qenë qytetarë më të mirë për shoqërinë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/solidaritet-personat-ne-nevoje-veliaj-shtron-iftar-me-eni-cobanin-dhe-manjola-nallbanin

Recommended