RTV Ora - Ambasada turke shtron iftar, Yörük: Njerëzimi po mbahet larg tolerancës

  • 5 years ago
#rtvora
Ambasada Turke, ka shtruar Iftar në sheshin ?Nënë Tereza? në kaudër të muajt të bekuar të ramazit. Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se bota po kalon momente të vështira njerëzimi po mbahet larg tolerancës dhe mirëkuptimit.

Ambasada e Turqisë në Shqipëri ka shtruar iftar në Tiranë ku kanë marrë pjesë personalitete nga sfera të ndryshme. Iftari u shtrua në sheshin "Nënë Tereza" nga ndërsa ishte i hapur për të gjithë besimtarët.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në fjalën e tij vuri theksin në muajin e bekuar të Ramazanit për të frymëzuar që të jemi më vigjilentë ndaj ngjarjeve që po ndodhin në ditët tona.

Murat Ahmet Yörük: "Për fat të keq, po kalojmë një periudhë të vështirë, ku njerëzimi po mbahet larg tolerancës dhe mirëkuptimit dhe ku dallimet apo diversitetet, të cilat janë pjesë përbërëse e trashëgimisë sonë globale po kthehen në objekt konfliktesh. Sulmet terroriste që ndodhën në muajt e fundit në Zelandën e Re dhe në Sri Lanka, veçanërisht sulmet brutale kundër xhamive në SHBA, Kanada si dhe në Europë, na tregojnë madhësinë e kërcënimit të paraqitur nga ky konflikt"

Diplomati Turk, tha se sot fatkeqësisht shohim se fenomene si anti-islamizmi, antisemitizmi, antikrishtërimi, anti-emigracioni po ndikojnë gjithë botën.

Murat Ahmet Yörük: ?Për fat të keq partitë politike të krahut ekstrem të djathtë, populiste dhe polarizuese që përdorin këtë gjuhë urrejtjeje depërtojnë në qendër të politikës. Ata i udhëheqin masat e papërgjegjshme drejt qëllimeve konfrontuese dhe jondërtuese. Por le të mos harrojmë se për sa kohë që ne jemi të bashkuar do të forcohemi kundër këtyre fenomeneve çdo ditë e më shumë"

Gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, ambasada turke ka shtruar iftare vazhdimisht në qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe ka shpërndarë ndihma për shtresat në nevojë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ambasada-turke-shtron-iftar-yoruk-njerezimi-po-mbahet-larg-tolerances
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz