"I përkasim njëri-tjetrit", Ema Andrea: Dëshira për të thënë të vërtetën!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Figura të shquar të medias, sportit, trupës diplomatike në Shqipëri i janë bashkuar një nisme të quajtur "I përkasim njëri-tjetrit". Aktorja e njohur Ema Andrea, e ftuar në studion e lajmeve të Ora News ka shpjeguar si lindi kjo fushatë.

Ajo tha se qëllimi i kësaj fushate lindi nga dëshira për të thënë të vërtetën dhe nga problamatikat që nuk gjejnë zgjidhje, referuar periudhes se komunizmit.

Ema Andrea: Është një iniciativë, fushatë lëvizje e cila lind nga dëshira për të thënë të vërtetën. Nga problematikat të cilat përballemi çdo ditë dhe për të cilat nuk gjejmë dot përgjigje. Tek e fundit të marurit me të shkuarën e afërt, me të cilën ne jemi marrë shumë pak ndoshta do të na bëjë të kemi përgjigje për dhunën, për mostolerancën, për format arrogantë të komunikimit në të gjitha nivelet e pushtetit. Kjo na shtyu, kërkimi i të vërtetës, dëshira për të patur dhe ne një zë në kapitull, për të dhënë kontributin tonë për një të shkuar të afërt, për të cilën është folur shumë pak. Për jetë të tëra të djegura, të shkatërruara në forma absurde vetëm për një demagogji, apo formë absurde të të bërit, edhe të të jetuarit. Është një fushatë e bërë jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në televizione.

Andrea tha se kjo fushatë do të vazhdojë me mesazhet që do të përcjellin të rinjte dhe studentët, për të refletuar dhe për të qenë zëri i të një të kaluare të afërt.

Ema Andrea: Do të vazhdojë duke rrëfyer histori të vërteta edhe nga njerëz jo të famshë le ti quajmë. Studentë, të rinj të cilët mendoj se duhet të kenë mundësinë për të reflektuar 1 minutë apo për të qenë zëri i një të kaluare që kanë kaluar prindërit e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-perkasim-njeri-tjetrit-ema-andrea-deshira-te-thene-te-verteten

Recommended