Tepelenë, gjykata liron mësuesin që u denoncua për abuzim seksual, e mitura tenton vetëvrasjen
  • 6 years ago
Lirohet në sallën e gjyqit mësuesi 63-vjeçar, i cili u akuzua nga prindërit e 11-vjecares nga fshati Lutfinjë, për ngacmim seksual. Seanca është zhvilluar në shkallën e parë të gjyqësorit në Gjirokastër, ku është lënë i lirë mësuesi i fillores, i cili akuzohet nga organi i akuzës së Gjirokastrës për ngacmime seksuale me të mitur.

Në seancën e zhvilluar, prokurori Julijan Cafka ka parashtruar të gjithë materialin voluminoz që ka të bëjë me provat që kishin servirur prindërit e vajzës 11-vjeçare, ku pretendohej se ishte ngacmuar sistematikisht seksualisht vajza e tyre nga mësuesi 63-vjeçar përgjatë dy viteve të fundit. Për këtë prokurori i çështjes kërkoi masën ?burg me afat? deri në sqarimin e rrethanave dhe analizave mjekësore në trupin e vajzës për të vërtetuar nëse ajo është ngacmuar seksualisht apo jo.

Ndërsa avokati i çështjes kërkoi lirimin në sallën e gjyqit të klientit të tij, duke thënë se gjithçka ka qenë e inskenuar nga ana e prindërve të fëmijës 11-vjeçar. Ndërkohë që pritej reagimi i gjyqtares për vendosjen e masës së arrestit, vetë i akuzuari për ngacmim seksual qëndronte brenda kafazit të hekurt të gjykatës mjaft i qetë dhe i heshtur.
Recommended