Ora News - Burri vret gruan në Durrës: E shtyva në gjaknxehtësi, ra me kokë në dysheme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhuna në familje i mori jetën një tjetër gruaje mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në lagjen numër 15 të Durrësit.

Viktima është shtetasia Adriana Shaholli 40 vjeçe. Policia thotë se ajo u paraqit në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës rreth orës 19:55 me plagë në kokë, ku edhe ka ndërruar jetë pak minuta më pas.

Po sipas bluve, "nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Çlirim Shaholli 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta".

Por një fakt i tillë është mohuar nga 42 vjeçari pas shoqërimit të tij në polici. Burimet bëjnë me dije se ai ka pranuar krimin, por nuk e ka goditur me sende të forta.

Çlirim Shaholli ka thënë se në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë të shoqen, e cila është rrëzuar dhe ka rënë me kokë në dysheme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krim-ne-familje-burri-vret-gruan-ne-durres

Recommended