Aksident në Gjirokastër, kamionçina i përplas në anë të rrugës, vdesin dy gra, rëndë një tjetër

  • 6 years ago
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Gjirokastër, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri. Policia njofton se kanë humbur jetën dy gra dhe është plagosur rëndë një tjetër, teksa janë përplasur në anë të rrugës nga një kamionçinë.

Përplasja ka rezultuar fatale për shtetaset H.Ç e S.K banuese në Lazarat, ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jorgucat, ku mjeti që ka përplasur gratë drejtohej nga shtetasi Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër.
Informacioni paraprak:
Njoftohemi se në aksin rrugor Gjirokastër ? Kakavijë, në vendin e quajtur Jorgucat ka ndodhur një aksident rrugor. Mjeti tip ?Nissan", me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër, ka goditur tre shtetase, të cilat lëviznin me këmbë në anë të rrugës.

Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese në Lazarat kanë humbur jetën, ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Recommended