Report TV - Rënia e Euros/ Guvernatori i BSH, Sejko: Do të ndërhyjmë në treg duke blerë valutë

  • 6 years ago
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka deklaruar se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur që të ndërmarrë një operacion për të ndërhyrë në treg për të blerë valutë në mënyrë që të forcojë euron pas rënies pikiatë në javët e fundit. Sejko theksoi se leku po forcohet nga oferta për valutë dhe nga konvertimi i kapitalit të bankave, ndërsa shtoi se qëllimi kryesor i ndërhyrjes në treg bëhet vetëm për nevoja te përmbushjes së objektivave të inflacionit.

Tregu ka pasur një rritje të sasisë së euros, që ka qenë konstante që nga viti 2015. Mbiçmimi nuk ka ardhur vetëm për shkak të sasisë së euro, por edhe si rrjedhojë e rritjes së pritshmërisë së agjentëve për një mbiçmim të kursit, që ka dalë jashtë parametrave normalë të regjimit të kursit të këmbimit dhe na ka detyruar të ndërhyjmë në treg. Ne kemi ndërhyrë për të ndaluar përshpejtimin e kursit të këmbimit dhe inflacionin. Qëllimi kryesor është për të ndaluar kursin jo normal të kursit të këmbimit dhe që ka një ndikim negativ në inflacion

Gent Sejko
Gjithashtu një tjetër vendim i rëndësishëm sot nga Këshilli Mbikëqyrës ishte edhe ulja e norëmës bazë të interesit me 0.25% duke e çuar në 1%.

Recommended