Ora News - Siguria në punë, janë kryer 618 inspektime, janë gjobitur 3 subjekte

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kushtet e sigurisë në punë mungojnë dhe mjekët nuk kanë profilin e duhur për të bërë vlerësim të punonjësve. Në komisionin e shëndetësisë sindikalistët dhe LSI ngriti shqetësimin që kontrollet nuk janë efikase dhe 65% e patologjive i atribuohen kushteve të punës.

Gjatë këtij viti janë kryer 618 inspektime në sipërmarrjet private me qëllim sigurinë shëndetësore në punë, ku u konstatuan vetëm 3 shkelje.

Mira Rakacolli, Zv.Ministre e Shëndetësisë: Vetëm gjatë periudhës shkurt-mars 2018 janë kryer 618 inspektime dhe janë marrë vetëm 3 masa administrative.

Por për sindikalistët dhe opozitën në komisionin e shëndetësisë situata nuk është optimiste. Përkundrazi, mjekët janë pa fromim përkartës, komisionet dhe praktikat ekzistojnë vetëm në letra.

Kryetari i Komisionit të shëndetësisë Petri Vasili tha se 65% e sëmundjeve vijnë si pasojë e vështërsive dhe kushteve të punës.

Petrit Vasili: Në gjithë klasifikimet që bëhen sot në botë janë mbi 60% të shkaqeve të sëmundjeve të caktuara lindin nga problematikat e punës, qoftë një punë e rëndë ose punë zyre. Inspektoriatet kanë shumë për të bërë, por në rast se e gjithë kjo infrastrukturë nuk imponohet që të ngrihet mund të thuhet se problematikat e shëndetit në punë janë spontane.

Ndërsa sindikalistet thanë se inspektorët janë në një numër të kushtëzuar, vetëm 94 persona dhe 3 automjete për të bërë inspektime në të gjithë nivelin kombëtare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/siguria-ne-pune-jane-kryer-618-inspektime-gjobitur-3-subjekte

Recommended