Ora News - Prokurorët shqiptarë marrin në pyetje Moisi Habilajn

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokurorët shqiptarë marrin në pyetje në Katania tre anëtarë të grupit të Habilajve.

Prokurorët e dosjes 'Tahiri', Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara udhëtuan të hënën në Itali.

Sot është pyetur Moisi Habilaj, i cili ka ndryshuar edhe avokatin. Ora News mëson se avokati i ri është Giuseppe Caltabioano me të cilin Moisi Habilaj do të përfaqësohet në seancën e 31 majit.

Ndërsa ditën e djeshme prokurorët morën në pyetje Meridian Sulajn.

Marrja në pyetje ka për objektiv parësor sigurimin e informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë për shkak të kushëririt të tij Moisi Habilaj, të arrestuar dhe që pritet të dalë për gjykim pas 3 ditësh në Itali.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokuroret-shqiptare-marrin-ne-pyetje-moisi-habilajn

Recommended