Report TV - Opozita kundër Xhafajt dhe Ramës/Gazetarë dhe analistë komentojnë protestën e djeshme

  • 6 years ago
Protesta e ditës së djeshme ku kërkohej dorëheqja e ministrit Fatmir Xhafaj është komentuar nga analistë dhe gazetarë. Ish-kryededaktori i parë i gazetës së PD, Rilindja Remokratike, Frrok Çupi konstaton se protesta e djeshme mund të jetë e fundit të opozitës, ndërsa analisti kritik i Bashës, Mero Baze kreu i PD duhet të largohet nga spiralja e dhunshme, sipas tij, të Berishës.

Kjo mund të jetë protesta e fundit e organizuar nga Opozita. Sepse nuk mund të marrë më kurajë për të thërritur protestë ?pa kuptim?; sepse nuk mund të ketë më pjesëmarrje për një protestë që ndodh rëndom; sepse kuptohet që PD i thërret protestat për të manifestuar fuqinë e kryetarit kundër oponentëve. Nën thirrjen e PD, protesta është kthyer në rutinë: Një herë në tre ose katër muaj, me të njëjtën mënyrë dhe pa rezultat. Përsëritja pa kuptim e ka drobitur sensin e protestës. Vetë protesta politike, me sa duket, u rrëzua si institucion që kryesisht udhëhiqej prej PD që nga viti 1990.

Sakaq gazetari, Carlo Bollino në analizën me titull ?Nuk pati heronj në protestën e opozitës? trajton rolin e atyre protestuesve të cilët iu kundërvunë policisë.

?Mbetet për t?u sqaruar kush apo çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën të dalë, vetëm një orë më pas, dhe, me një të kërcitur të gishtave, të vendoste rendin në turmën e tij të zemëruar, duke e qetësuar, kështu, menjëherë tensionin. Një gjest ky, që tregon se këto incidente nuk ishin aspak spontane dhe se Bledi Kasmi, edhe pse mund të trajtohet si një hero i vockël beteje nga partia e tij, nuk mund të konsiderohet kurrë si një viktimë e informacionit?. 

Carlo Bollino, Gazetar

Recommended