Ora News - Dorëheqje apo shkarkim? Ja si e komentojnë analistët largimin e Fatmir Xhafajt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë këtyre orëve të gjithë pyesin, ishte një dorëheqje apo një shkarkim. Analistët Erl Murati dhe Alfred Lela komentojnë largimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm dhe emërimin në vend të tij të ish-gjeneralit Sandër Lleshi.

Erl Murati: Më shumë se një dorëheqje me vullnet të plotë, do ta cilësoja një dorëheqje të detyruar. Unë besoj se kemi të bëjmë me një shkarkim nga ana e kryeministrit Rama për ministrin e Brendshëm.

Alfred Lela: Dp të na duhet të lexojmë se pse dorëheqja tani dhe sukseset. Unë kam përshtypjen se sukseset kanë qenë të ndërkombëtarëve, kështu që edhe dorëheqja duhet ta ketë lidhjen diku tek një trysni e huaj. Them sukseset e ndërkombëtarëve sepse arrestimet sipas të gjitha burimeve kanë ndodhur pasi të gjitha shërbimet dhe policët e huaja metaforikisht u grumbulluan në portin e Durrësit dhe i gjetën aty fijet e një trafiku që lëviztë në shtetet europiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/doreheqje-apo-shkarkim-ja-si-e-komentojne-analistet-largimin-e-fatmir-xhafajt

Recommended