Ora News - Shtyhet për në 1 janar 2019 aplikimi i taksës së banesës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Taksa e re e banesës, e cila do të përllogaritej në bazë të vlerës, do të hyjë në fuqi në 1 janar të 2019. Kreu i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se me kërkesë edhe të vendorëve ky vit do të shërbejë si një fazë parapërgatitore. Ministri Ahmetaj u shpreh se tashmë i kanë nisur Bashkive të gjithë metodologjinë për zbatimin e saj. Por për nënkryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, nuk është serioze shtyrja e aplikimit të taksës së banesës papritur.

Shtyhet hyrja në fuqi e taksës së banesës e cila do të përllogaritej në bazë të vlerës dhe sipërfaqes.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sqaroi se pas kërkesës së vendorëve kjo taksë do të nisë zbatimin në 1 janar të 2019.

Ndërsa muajt e mbetur të 2018 do të shërbejnë si një fazë përgatitore.

Qytetarët do të paguanin 0.05% të vlerës taksë për shtëpinë dhe bizneset 0.2% në një formulë e cila do të përllogaritet në bazë të vlerës dhe sipërfaqes.

Ahmetaj: Periudha 2018 është një periudhë tranzitore që u lejon njësive vendore të përgatiten mirë që në 1 janar 2019 tyë gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës. 1 janari ëhstë limiti i fundit. 2018 ëhstë përdorur si peruiudhë tranzitore dhe me kërkesë të vetë qeverive vendore për tu përgatitur dhe për ta provuar metodologjinë në një periudhë tranziore prej 6-9 muaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtyhet-ne-1-janar-2019-aplikimi-i-takses-se-baneses

Recommended