Report TV siguron vendimin e Gjykatës/Tre episodet që lidhin Izet Haxhinë me vrasjen e Azem Hajdarit

  • 6 years ago
Mbrëmjen e 8 Majit 2018, policia njoftoi zyrtarisht zbatim e vendimit të Gjykatës së Tiranës, për dosjen ?Hajdari? dhe ekstradoi nga Turqia në Shqipëri Izet Haxhinë të dënuar me 25 vite burg me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendimin e plotë numër 316 datë 29 Prill 2002, vendim i cili në 33 faqe zbulon episodet që sipas prokurorisë lidhin Izet Haxhinë si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Besim Cerës dhe plagosjen e Zenel Nezës.

Sipas vendimit të gjykatës, Izet Haxhia vërtetohet se është pjesëmarrës në krim në rolin e ndihmësit dhe si prova për këtë implikim sjell tre dëshmi, jo më shumë se 14 rreshta në 33 faqe vendim, atë të Agim Logut, Kujtim Yzos dhe shpjegimet e Jaho Mulosmanit. Në vendimin e saj, referuar materialeve të prokurorisë, gjykata përshkruan tre episode ku grupi që qëlloi mbi Hajdartin është takuar dhe ndihmuar nga Izet Haxhia.

Episodi i parë është përshëndetja mes Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhisë në ambientet e Hotel "Muratit" në Dajt më 11 shtator, një ditë para vrasjes së Azem Hajdarit.

Si provë e prokurorisë, për këtë epsiod përmendet dëshmia e Jaho Mulosmanit, i cili ka sqaruar se pasi kanë bërë pagesën tek Hotel Murati, grupi ka zbritur në Tiranë dhe me ta kanë qenë dhe vëllezërit Izet dhe Ismet Haxhia dhe janë ndarë në afërsi të shkollës Pedagogjike pranë Rrugës së Elbasanit.

Episodi i dytë i përket datës 12 shtator 1998, pak orë para vrasjes së Azem Hajdarit, kjo e mbështetur mbi dëshminë e Agim Logut. Në vendim shkruhet se, rreth orës 19:00 të datës 12 kanë zbritur nga kodrat e liqenit për në qytetin e Tiranës dy mjete makina ?Mercedez Benz? me targa Vlore Vl 0676 B në të cilën ndodheshin Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj, Naim Cangu dhe furgoni "IVECO" i policisë së Bajram Currit me të cilin grupi kishte ardhur nga tropoja në të cilin ndodheshin dëshmitari Agim Logu dhe të pandehurit Izet Haxhia, Halil Haklaj dhe Elez Haklaj.

Recommended