Report TV -I dënuar në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon lirinë
  • 5 years ago
zet Haxhiaj, ish-truproja e Sali Berishës, nëpërmjet avokatit të tij Idajet Beqirit i kërkoi gjykatës lirimin nga qelia, duke e zëvendësuar masën e arrestit me burg, me një masë tjetër më të lehtë sigurie.

Avokati argumentoi se Izet Haxhiaj ka bërë 13 vite paraburgim, të cilat i konvertohen në 20 vite burg.

Por, për këtë kërkesë, togat e zeza do të shprehen më 5 Korrik, pasi seance u shty me kërkesë të prokurorisë për t?u njohur me të gjitha aktet e dosjes.

Haxhiaj u ekstradua nga Turqia me kërkesë të tij, pasi në vendin tonë është dënuar në mungesë me 25 vite burgim.

Hetimet zbuluan se ish truproja e Sali Berishës ka qenë një prej autorëve të vrasjes së ish deputetit Azem Hajdari, ndodhur në shtator të vitit 1998.

Izet Haxhiaj kërkoi rihapje të procesit gjyqësor, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Apelit të Tiranës, në mars të këtij viti.

Trashëgimtarët e Azem Hajdarit nuk ishin të pranishëm në seancë. Gjykata tha se nuk dihet nëse familjarët kanë marrë dijeni apo jo për zhvillimin e kësaj seance. Kujtojmë se Azem Hajdari la pas bashkëshorten e tij Fatmira Hajdar, vajzën Rudina Hajdari, tashmë deputeti, dhe dy djemtë, Kiri dhe Azem Hajdari.
Recommended