Report TV - Balla: Turp për PD, nuk votoi ligjin për pensionet e ish të përndjekurve

  • 6 years ago
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, akuzoi PD-në se bojkotoi votimin në Kuvend të një prej ligjeve më të rëndësishme për shtresën e ish të përndjekurve të regjimit komunist.

Fjala është për ligjin e pensioneve të ish të dënuarve të regjimit të cilët kanë punuar në miniera. PD bojkotoi punimet e Kuvendit pas incidenteve në foltore. Deputetëve të PD iu bashkuan edhe ata të LSI-së, të cilët sipas Ballës nuk përbëjnë surprizë.

Është e turpshme për PD, nuk po them për LSI, se LSI kështu është, bojkoti votimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me trajtimin e një pjese të madhe të ish të përndjekurve të cilët përfitojnë pension. Të gjithë ata të përndjekur që kanë kryer punë nëpër miniera gjatë kohës që kanë qenë në Spaç apo burgje të tjera të regjimit komunist.

Dua ta bëj shumë të qartë për këdo që na ndjek, për ata të burgosur politik, që e kanë vuajtur represionin e regjimit që këtu është shumë e qartë se kush janë ata që po ndreqin sado pak një padrejtësi historike ndaj një pjese të popullit shqiptar dhe kush janë ata që votën e të përndjekurve politik e kanë shpërdoruar për 27 vite me radhë.

Është e paimagjinueshme që ky lidership i PD e ka kthyer PD-në në një çetë kundër hapjes së negociatave.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Recommended