Dëmshpërblimi për ish-të përndjekurve, deputeti demokrat Valteri: Berisha dhe Luli i përdorën
  • 4 years ago
Në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar projektligji i propozuar nga kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist, që ka për qëllim rritjen e financimit për këtë shtresë. Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ftoi deputetët e grupit ku bën pjesë që të mos e votojnë, ndërsa Roshi tha se nëse do të rrëzohet, do ta çojë në Kushtetuese. "Pas Kushtetueses janë gjykata ndërkombëtare do i japin të drejtë kësaj shtrese". Deputeti Halit Valteri akuzoi Sali Berishën se i përdori ish-të përndjekurit.

"Ish-të përndjekurit kanë qenë aty sa herë i janë dashur, Saliut dhe Lulit, edhe kur i kanë braktisur dhe vrarë, jo se janë budallenj, por nuk mund të shkojnë pas Gramozit, Ramës dhe Xhafës, që përfaqësojnë partinë e punës së Shqipërisë. Partia që unë jetova nuk ka kapacitet moral të më gjykojë për këtë, pasi e tëra është e zhytur në mashtrim. PD-ja është bërë gjenerator i gënjeshtrës. Berisha dhe Luli nuk mbajnë përgjegjësi. Në administratë mendohet se janë 3 mijë sigurimsa, i kemi edhe në parlament" tha ai. Për deputetin Korab Lita, ish-të përndjekurit janë dënuar për herë të dytë në demokraci.
Recommended