Xing me Ermalin/ Arian Cani flet per marredhenien me vajzen (05.05.2018)

  • 6 years ago
Edhe pse është ndër personazhet më pa komplekse, kur vjen puna tek familja Arian Çani është tejet i rezervuar. Ai ishte sot i ftuar në ?Xing me Ermalin? dhe gjatë emisionit ka folur për dashurinë që vajzat i dhurojnë babait.
Sipas tij ndryshe nga djemtë, vajzat ia shprehin shumë dashurinë baballarëve deri në momentin që në jetën e tyre vjen një burrë tjetër. Por, këto kanë qenë të vetmet fjalë që ka thënë moderatori duke shtuar se nuk është mirë të flasin për fëmijët e tyre në televizion.
Mamaqi: Kam dashur të të pyes se dhe unë tashmë jam bërë me gocë, ka ndonjë ndryshim nga marrëdhënia me gocën?
Çani: Po ka, çunat nuk ta shprehin dashurinë që ta shpreh goca, goca ta shpreh dashurinë, vjen dhe të përqafon gjithë kohën, është llahtar.
Mamaqi: Do me thënë unë të bëhem gati për një kohë lumturie?
Çani: Po, gocat e kanë me babain dhe vazhdon për një kohë të gjatë derisa vjen një burrë tjetër pastaj dhe ta mer.
Mamaqi: Dhe aty ne fillojm qajmë si legena...
Çani: Po
Mamaqi: A është e vërtetë apo më duket mua që çunat janë si llosha?
Çani: Jo, jo nuk janë llosha, por e kanë me mamanë. Qytetërim egjiptian, atje kemi mbetur. Por meqë e hape këtë bisedë, nuk mendon se nuk është mirë të flasim për kalamajtë në ekran, se syri i keq bën të vetën.
Mamaqi: Plastë syri i keq.

Recommended