Report TV - Lezhë, marrja e inerteve pa kriter në Lumin Mat, pezullohen lejet e firmave

  • 6 years ago
Shfrytëzimi pa kriter i lumit Mat për të marrë inerte ka bërë që ditën e sotme të mblidhen bashkë, prefektura e Lezhës, Inspektoriati i Ujit dhe kompanitë të cilat operojnë në pasenin e këti lumi. Sipas prefektit të Lezhës lejet e dhëna për rehabilitim të shtratit6 janë keqpërdorur. Në luma janë marrë vetëm inerte, pa asnjë studim, për këtë janë pezulluar të gjitha lejet e dhëna deri sat ë bëhet studimi se ku do të punohet dhe se si janë dhënë lejet e shfrytëzimit.Dhjetra firma inertesh prej kohesh kanë shfrytëzuar brigjet e lumit Mat, por për to deri tani nuk është marrë asnjë masë.  Këto leje shfrytëzimi për inertet në Lumin Mat janë dhënë në kundershtim me ligjin, duke krijuar një masaker në basenin e këtij lumi. Shqetësimi është ngritur nga Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, gjatë një takimi që zhvilloi me drejtuesit e kompanive që shrytëzojnë lumin për inerte.

Recommended